BALLKAN, 4 Mars 2024, 19:13

Dyshohet se gjatë luftës ka kryer p*rdhunime, arrestohet serbi në Mitrovicë

Dyshohet se gjatë luftës ka kryer p*rdhunime, arrestohet serbi në

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

I dyshuari Z.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e Veriut.

I lartpërmenduri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale”, të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

Ai është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.