TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Ekonomisë në Kosovë, ka reaguar pas njoftimit për reduktimit të furnizimit me energji elektrike.
Në një reagim për mediat kosovare, ministria i bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të gjejnë alternativa të tjera për ngrohje gjatë dimrit, me sisteme të tjera që nuk përdorin energji.
Sipas ministrisë, qeveria do të punojë në 6 muajt e ardhshëm që të mundësojë furnizimin me energji elektrike.
“Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët.
Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, thuhet në njoftim.