TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia greke ka arrestuar 33-vjeçarin Vassilis Gorgolitsa, i njohur si këngëtar, tekstshkrues dhe ish-pjesëtar i reality-show në "Greek Idol" në vitin 2010.
Ai futi makinën në parkingun e Gjykatës së Apelit dhe e kishte të mbushur plot me 1 milionë e 200 mijë euro ndërsa 300 mijë euro të tjera iu gjetën në shtëpinë e tij.
Por, më 13 gusht kur ndërmori hapin Gorgolitsa ishte duke bërtitur se kishte në posedim eksploziv dhe drogë.
33-vjeçari ishte kthyer në sensacion së fundmi në rrjet pasi në llogarinë e tij në TikTok postonte periodikisht pjesë nga repertori i tij dhe ishte shumë i ndjekur nga të rinjtë.
E rëndësishme për policinë është origjina e parave, pasi “thesari” që mbante në një çantë udhëtimi dhe e kishte fshehur në shtëpinë e tij në Ilioupoli, zbulon se 33-vjeçari mund të ketë qenë anëtar i një rrjeti droge që tregtonte kokainë, kanabis dhe pilula halucinogjene në baret e e Athinës dhe Mykonos.