TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijojnë tensionet në detin Egje. Mediat greke shkruajnë se Turqia ka bërë sërish shkelje të hapësirës ajrore me fluturime mbi ishujt e Egjeut.
Konkretisht, disa avionë turq F-16 kryen një fluturim në orën 11:05 mbi Kinaro dhe në orën 11:08 mbi Mavra Lerou , në lartësinë 27,000 këmbë.
Në orën 11:09, një tjetër grup me avionë F-16 bëri fluturim mbi Kandeliosa, në 23,000 këmbë.
Prej kohësh Greqia akuzon Turqinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore, ndërsa tensionet janë në rritje edhe për shkak të nisjes së kërkimeve për hidrokarbure nga Turqia në detin Egje.