BALLKAN, 4 Dhjetor 2021, 22:34

Pas varrosjes së 17 trupave, autoritetet në Studeniçan: Të zbardhen shkaqet e aksidentit në Bullgari

Pas varrosjes së 17 trupave, autoritetet në Studeniçan: Të

Dy avionë ushtarakë sollën dje në Shkup 45 trupat e pajetë të aksidentit tragjik në Bullgari ku autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët në 23 nëntor. Ndërsa, 17 personat nga Studeniçani nga 45 viktimat, u varrosën dje, 3 dhjetor.

Kryetari i kësaj komune, Azem Sadiku, ka thënë dita e djeshme ka qenë ditë shumë e rëndë për ta.

Ai ka kërkuar që të zbardhen shkaktarët që çuan në djegien e autobusit, ku humbën jetën 45 qytetarë, trupat e të cilëve u kthyen në Maqedoninë Veriore dje, shkruan Tetova Sot.

“Është ditë shumë e rëndë për familjarët, për të gjithë vendin, për të gjithë qytetarët e Studeniçanit. Ditë shumë e vështirë. Nga dita që ka ndodhur fatkeqësia, po mundohemi që të jemi pranë familjarëve. Është me rëndësi që këto raste të zbardhen. Shkaktari kryesor i këtij zjarri duhet të zbardhet dhe duhet të ketë përgjegjësi për këtë”.

Sadiku ka thënë se shumica e trupave që u varrosën dje ishin fëmijë.