BALLKAN, 1 Janar 2023, 15:35

Pas tensioneve të fundit në Veri, Albin Kurti kërkon rritje të numrit të ushtarëve të KFOR-it

Pas tensioneve të fundit në Veri, Albin Kurti kërkon rritje

Pas tensioneve të fundit në Veri, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar rritje të numrit të trupave të NATO-s në Kosovë.

“Një rritje e trupave dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”.

Aktualisht janë rreth 3,800 ushtarë të KFOR-it të vendosur në Kosovë, rreth 70 prej të cilëve janë gjermanë.

“Ushtarët gjermanë janë të mirëseardhur në Kosovë”, tha Kurti.