TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në provincën Aydin në Turqi. NJë shpërthim i fuqishëm brenda një restoranti ka lënë të vdekur 7 persona ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30 me orën lokale, ku ka pasur një shpërthim në tubacionet e gazit brenda restorantit.
Shpërthimi ka shkaktuar flakë të mëdha, duke shkaktuar dëme të shumta materiale brenda restorantit.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku sipas mediave të huaja, një 16-vjeçare është në gjendje të rëndë.
Policia ka shoqëruar në komisariat 5 persona të cilët dyshohet se janë përgjegjës për ngjarjen.