BALLKAN, 31 Dhjetor 2022, 11:23

Kryetari i Luginës së Preshevës: 1.2 milionë eurot e taksapaguesve të Kosovës përfunduan në xhepat e militantëve e aktivistëve partiakë

Kryetari i Luginës së Preshevës: 1.2 milionë eurot e
Shqiprim Arifi dhe skema e shpërndarjes së parave

Qeveria e Kosovës, një javë më parë ka ndarë 1.2 milionë euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Pas ndarjes së këtyre mjeteve ka reaguar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka akuzuar PVD-në për zhvatje dhe keqpërdorim të parasë publike.

“Sinqerisht, më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, që në këto ditë të vështira u vodhën brutalisht nga një subjekt keqbërës dekador në Luginën. PVD është sinonim i korrupsionit në Luginë, tani kjo faktizohet edhe njëherë pasi kanë zhvatur edhe buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Atifi në një postim në Twitter.

Edhe Alteranativa për Ndryshim, e cila udhëhiqet nga Shqiprim Arifi, ka reaguar duke thënë se “Përvoja me zhvatje dhe keqpërdorim të parasë publike, nis me PVD-në, vazhdon me inatet personale të Ardita Sinanit dhe përfundon me subjektivitetin ofendues të Ragmi Mustafit si ‘udhëheqës” i KKSH-së”.

Kryetari i Luginës së Preshevës: 1.2 milionë eurot e
Skema e shpërndarjes së parave

“Në kohën e migrimit masiv dhe në mesin e problemeve madhore socio-ekonomike e politike për Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar në krye me Ragmi Mustafin, në mënyrë perfide shpërndanë mjetet e Qeverisë së Kosovës në xhepat e militantëve e aktivistëve partiakë”.

Në komunikatë thuhet se “konkursi i fundit nga KKSH, për të justifikuar mjetet e Qeverisë së Kosovës, përmbushë apetitet e militantëve, dhe u jep kuptim votave të blera për fushatën e zgjedhjeve të 13 nëntorit”.

“Konkurs skandaloz me listën e gjatë të përfituesve po aq skandaloze sa vet menaxhimi i mjeteve të Qeverisë së Kosovës, që bie ndesh me veprimtarinë e mirëfilltë të KKSH-së. Si përfundim, milionat e taksapaguesve kosovar, ndodhen në llogaritë e funksionerëve e aktivistëve të PVD-së”, thuhet në reagim.

“Njëkohësisht, ky është ofendimi i radhës nga e gjithë struktura e PVD-së, karshi qytetarëve të Luginës së Preshevës. Kosova sapo e ‘ndihmoi’ strukturën e përgjithshme të PVD-së dhe jo Luginën e Preshevës! Dinjitetin që Këshilli Kombëtar Shqiptar e humbi me PVD-në, është koha t’ia kthejmë për hirë të çdo shqiptari të kësaj ane!”

Ky subjekt politik thotë se “ditëve në vijim, do të bëhen publike faktet për shumat marramendëse, dedikuar përfituesve të pangopur të PVD-së”.  /Telegrafi/