BALLKAN, 5 Qershor 2023, 17:17

Serbët sulmojnë një veturë të Policisë së Kosovës në Zveçan

Serbët sulmojnë një veturë të Policisë së

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një makinë policie është sulmuar me gurë gjatë patrullimit afër objektit komunal të Zveçanit.

Si pasojë e sulmit, veturës i është thyer xhami, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.Policia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet për këtë rast kanë filluar.

"Mund të konfirmojmë se një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit", thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Automjeti i efektivëve u bllokua nga protestuesit, por falë ndërhyrjes së KFOR-it, është arritur që të largohet nga hapësira mes barrikadave dhe dhe protestuesve ku kishte mbetur i bllokuar prej 20 minutash.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi se si pasojë e sulmit të protestuesve, veturës i është thyer xhami.

Sulme ndaj automjeteve të Policisë së Kosovës u raportuan edhe javën e kaluar, kur një polic mbeti i lënduar. Sulme të ngjashme janë kryer edhe ndaj ekipeve të mediave në komunat në veri të Kosovës.

Serbët sulmojnë një veturë të Policisë së