TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë u regjistrua të mërkurën në mëngjes në lagjen Philippopoulis të qytetit të Larisa, ku një burrë 50-vjeçar dyshohet se mbajti peng ish-bashkëshorten e tij 45-vjeçare dhe e kërcënoi se do t’i vinte flakën asaj dhe banesës ku jeton.
50-vjeçari ishte i irrituar pas një vendimi gjykate që lidhej me fëmijët e çiftit dhe të drejtën e komunikimit të tij me ta. Ai hyri me forcë në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe, pasi e mbylli brenda, e kërcënoi duke mbajtur në duar një sëpatë dhe një enë me një substancë të panjohur.
Policia u njoftua nga një i afërm dhe mbërriti menjëherë në vendngjarje. Në operacion morën pjesë edhe një ambulancë e shërbimit emergjent dhe dy mjete zjarrfikëse si masë paraprake. Forcat e rendit nisën negociatat me 50-vjeçarin për lirimin e gruas.
Pas disa orësh bisedimesh, ai pranoi të lironte ish-bashkëshorten dhe iu dorëzua autoriteteve pa rezistencë. Menjëherë pas kësaj, ai u arrestua.
I dyshuari u paraqit këtë të enjte para gjykatës, por procesi u shty për të premten. Deri atëherë, ai do të mbetet në paraburgim, ndërsa gjykata i ka caktuar edhe një avokat mbrojtës.