BALLKAN, 24 Prill 2023, 17:01

E rëndë në Greqi, burri tenton të hedhë nga shkëmbi me makinë gruan dhe fëmijën e tyre 2 vjeç

E rëndë në Greqi, burri tenton të hedhë nga

Një 41-vjeçar  grek ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka tentuar që të vrasë gruan dhe fëmijën e tyre.

Mbrëmjen e së dielës në Janinë, autori ka marrë në makinë bashkëshorten  36-vjeçare dhe fëmijën e tyre dhe kundër dëshirës së saj është nisur për në zonën e Preveza. Gruaja ka lajmëruar policinë dhe ka denoncuar ngjarjen.

Më pas 41-vjeçari ka tentuar të hedhë makinën nga një shkëmb, por mjeti ka ndaluar për shkak të terrenit. Policia ka ndërhyrë për rastin në fjalë, ndërsa ka arrestuar autorin, i cili duhet të përballet me akuza të rënda, ndërsa do të dërgohet në Prokurorinë Penale të Prevezës.