BALLKAN, 6 Qershor 2022, 16:27

Vendet ballkanike “ndaluan” Lavrovin të vizitonte Beogradin, Kryeministri maqedonas: Vendimi është marrë dhe nuk ndryshon. Jemi pjesë e NATO-s!

Vendet ballkanike “ndaluan” Lavrovin të vizitonte Beogradin,

Vizita e ministrit të jashtëm rus Sergey Lavrov në Beograd, është bërë e pamundur për shkak të ndalimit të fluturimit të linjave ajrore ruse, në hapësirën ajrore të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Kreu i qeverisë maqedonase ka deklaruar se një vendim i tillë është marrë dhe se nuk sheh asnjë arsye se përse kjo të ndryshohet, vetëm për shkak se personi që do të udhëtonte ishte zyrtar i lartë rus.

“Kemi marrë vendim për ndalimin e fluturimeve të linjave ajrore ruse nëpër territorin e vendit tonë. Ne jemi anëtare e NATO-s, që do të thotë se vendimet e marra në NATO janë edhe vendimet tona. Ne kemi edhe një politikë të jashtme plotësisht të harmonizuar me politikën e Bashkimit Evropian. Sa i përket fluturimit konkret, nuk ka trajtim tjetër në lidhje me vendimin që tashmë është marrë, i cili është në fuqi dhe që mbetet në fuqi”, tha Kovaçevski.

Vendimi për ndalimin e fluturime është marrë pas nisjes së agresionit rus ndaj Kievit.
Lavrov sot tha se ndalimi i tij për të udhëtuar drejtë Serbisë, është privim i një shteti sovran nga të drejtat e tij për të ndjekur politikën e jashtme.