TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku rrëzimi i një peme ka lënë të vdekur një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë, ku era e forta ka rrëzuar një pemë. Si pasojë ka humbur jetën një 30-vjeçar, ndërsa në spital është dërguar një grua.
“Rreth orës 15:15 një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa e lënduar ka mbetur një femër, po ashtu rreth 30 vjeç, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.