BALLKAN, 30 Gusht 2024, 17:52

Ministri i Jashtëm grek: Duam marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut, por nuk tolerojmë...

Ministri i Jashtëm grek: Duam marrëdhënie të mira me

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis deklaroi se Greqia do marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut. “Jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, mbështesim perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, por në asnjë mënyrë nuk do të tolerojmë respektimin selektiv me të drejtën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare është një paketë, ose e pranoni plotësisht ose e refuzoni plotësisht dhe e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë fqinje”, theksoi ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ndërsa foli për marrëdhëniet me RMV-në në një intervistë për televizionin grek “Sky”.

Kreu i diplomacisë greke tha se “që nga ardhja në pushtet, nga qeveria e re në shtetin fqinj dhe nga presidenti, ka pasur shkelje sistematike të thelbit të Marrëveshjes së Prespës”.

“Marrëveshja e Prespës, duam apo s’duam, është një tekst ndërkombëtar që në këtë moment tejkalon çdo dispozitë ligjore, nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme. Teksti, përmbajtja e marrëveshjes është shumë e qartë, thuhet se përdorimi i emrit Maqedonia e Veriut është për të gjithë, kështu që në këtë moment shteti fqinj është në gjendje të shkeljes së Marrëveshjes së Prespës”, tha Gerapetritis.