TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Vragoli të Prishtinës në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë një autobus me nxënës, një kamion dhe një autoveturë. 30 persona kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orën 15:50 dhe se autobusi ka qenë me targa të huaja.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.