BALLKAN, 8 Korrik 2022, 15:06

Ende nuk dihet fati i biznesmenit të zhdukur! Familjarët të dëshpëruar: 15 muaj pa përgjigje

Ende nuk dihet fati i biznesmenit të zhdukur! Familjarët të

Ende nuk dihet fati i biznesmenit kosovar, Bedri Rexhepi, 15 muaj pas zhdukjes misterioze të tij.

Për herë të fundit, ai është parë në Novobërde në datën 8 prill 2021. Familjarët e biznesmenit janë shprehur se ende nuk kanë informacion mbi fatin e tij.

Vëllai i të zhdukurit, Vedat Rexhepi tha se i vetmi zhvillim për ngjarjen është arrestimi i një gruaje.

“Nuk ka asgjë të re. Përpos që është arrestuar Arjeta Rukovci, mbesa e të dyshuarit Jeton Vllasaliu, tjetër asgjë. Pra, dy persona aktualisht janë në arrestim për këtë çështje. Sot 15 muaj pa përgjigje”, deklaroi ai për KosovaPress.

E arrestuara Arjeta Rukovci dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e biznesmenit. Ajo u vendos në pranga për veprën penale “Ndihmë” në kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi”.