TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 21-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, është arrestuar në Mykonos si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të kokainës. Sipas mediave greke, e reja është vajza e një politikani në Maqedoninë e Veriut, por nuk ka zbuluar emër.
Në pranga janë gjithashtu edhe 3 persona të tjerë. Mes tyre ishte dhe një DJ i njohur libanez.
Të katërt personat, kishin ardhur në ishullin grek dhe ishin të kamufluar si punonjës sezonalë nëpër hotelet luksoze.
Grupi kriminal drejtohej nga një 34-vjeçar i cili bënte të mundur transportimin e kokainës nga Shkupi në drejtim të Greqisë.
Ndërkohë, bashkëpunëtorët e tij kishin për detyrë të ruanin drogën dhe ta shpërndanin. Sipas mediave greke, në këtë moment futej në rol vajza e politikanit maqedonas dhe DJ libanez.
Përmes njohjeve të shumta, ajo sëbashku me DJ siguronin klientët tek të cilët do shpërndanin kokainën. Ata kishin planifikuar që të largoheshin nga Mykonos ditën e djeshme, ndaj policia u vendos në lëvizje për t’i arrestuar.