BALLKAN, 10 Qershor 2022, 10:02

Lufta në Ukrainë, Abazoviç: Mbështesim aleatët e NATO-s dhe BE-së, kundërshtojmë fort agresionin e Rusisë

Lufta në Ukrainë, Abazoviç: Mbështesim aleatët e

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është shprehur se liria dhe parimet demokratike nuk kanë çmim.

Sa i përket sanksioneve ekonomike, ai ka theksuar se nuk po shohin vetëm anën ekonomike por edhe atë njerëzore.

Më tej Abazoviç u shpreh se qeveria po përpiqet në çdo mënyrë që të ndihmojë Ukrainën, në luftën me Rusinë dhe se zgjidhja është në një dialog mes dy palëve.

“Ne mbështesim aleatët e NATO-s dhe BE-së dhe jemi fuqishëm kundër agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha kryeministri malazez.