BALLKAN, 18 Gusht 2023, 15:59

Lëkundje tërmeti regjistrohen në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti regjistrohen në Kosovë, ja ku ishte

Një tërmet ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Kosovë. Tërmeti sipas “Erthaquake”, ka qenë i shkallës 3.1 rihter. Pas tij, është regjistruar edhe një pasgoditje, e cila ka qenë po e shkallës 3.1 rihter. Mësohet se epiqendra ka qenë në komunën e Pejës, në afërsi të fshatit Shtupeq i Vogël.

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa tha për mediat lokale se nuk ka vend për panik pasi tërmeti ishte i intensitetit të ultë.

“Në këto kohë tërmete të këtij intensiteti i kemi të shpeshta dhe nuk ka arsye për panik pasi nuk krijojnë dëme”, tha ai.