BALLKAN, 1 Shkurt 2022, 13:00

Lajçak dhe Escobar nisin takimet me krerët e partive opozitare në Kosovë

Lajçak dhe Escobar nisin takimet me krerët e partive opozitare

I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar kanë filluar takimet e tyre me krerët e partive opozitare.

Takimet janë duke u zhvilluar në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë. Deri më tani, Lajçak dhe Escobar kanë takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovë, Memli Krasniqi.

Në orën 10:30 do të takoheshin edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, por që nuk është parë vetura e tij të hyjë në objektin e ambasadës.

Takimet po mbahen me dyer të mbyllura.