BALLKAN, 19 Maj 2023, 18:12

Kryetari i Mitrovicës mori zyrtarisht detyrën/ “Nisi pushtimi”, paralajmëron Serbia: Folëm me Lajçak për mundësinë e nisjes së një lufte të re

Kryetari i Mitrovicës mori zyrtarisht detyrën/ “Nisi

Ashtu siç pritej, kryetarët e katër komunave me shumicë popullsie serbe në veri të Kosovës kanë marrë sot zyrtarisht detyrën. E mes shumë reagimeve, ishte dhe ai i drejtorit për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

Ky i fundit tha se me emërimin e kryetarit të ri për Mitrovicën e Veriut, ka nisur “pushtimi i veriut”. Petkoviç deklaroi para gazetarëve se kjo është arsyeja pse presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, të cilin e paralajmëroi për sjelljen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe mbi faktin incidente dhe provokime që mund të ndodhin në këtë zonë mund të kthehen në një krizë të madhe, më e madhe se ato të ndodhura deri tani.

“Vuçiç i tha Lajçakut se Albin Kurti dëshiron t’i dëbojë serbët nga Kosova dhe se ata ndoshta do të fillojnë një luftë”, tha Petkoviç, i cili shtoi se Vuçiç i bëri thirrje popullit serb për paqe dhe të mos reagojë ndaj provokimeve. Sipas tij, “pushtimi” i veriut të Kosovës filloi me emërimin e Erden Atiçit për kryetar të Mitrovicës së Veriut.