TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka reaguar në lidhje postimin e ish-të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Ky i fundit teksa ka qëndruar të enjten në Kosovë, ka thënë se kufiri në Merdar, është vënë në funksion si pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit.
“Sot kalova kufirin me Kosovën me Serbinë, në Merdar. Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik”, shkroi ai.
Cramon në Twitter, ka thënë se pika e Merdarës u ndërtua me 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së dhe jo të ShBA-ja.
Më tej ajo ka përmendur edhe çështjen e emërtimit të Liqenit të Ujmanit, duke i thënë se do të ishte mirë që investohej në vend të ndryshimit të emrit.
“Do të ishte mirë nëse do të ishte e vërtetë. Pika CC Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër në vend që ta riemërtoni Liqenin e Ujmanit sillni edhe pak para”, -tha Cramon.
Për Marrëveshjen e Washingtonit, të enjten ka folur edhe ish-presidenti Donald Trump.
Trump ka bërë thirrje që marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga administrata e tij nuk duhet të braktisen, sepse siç ka thënë ai, janë historike dhe janë në pyetje shumë jetë njerëzish.