TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se nga 1 shtatori “Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”, kjo sipas saj për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por gishtin e drejton nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Albin Kurti nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis”, ka thënë kryeministrja serbe për Radio Televizonin e Serbisë, të dielën.
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për dokumente më 27 gusht. Por ende nuk ka marrëveshje për targa.
Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të dielën është shprehur optimist që do të arrihet një marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë.