BALLKAN, 28 Gusht 2022, 15:00

Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike në Kosovë, priten kufizime të tjera, ja çfarë ka ndodhur ne termocentral

Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike në

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se situata e furnizimit me energji elektrike po përkeqësohet.

KEDS thekson se nga rënia e njësisë A3 të termocentralit “Kosova A” në vend aktualisht po prodhohen më pak se 400 megavat.

“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme. Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Me qëllim të mospërkeqësimit të situatës me energjinë, KEDS kërkon nga konsumatorët që ta kursejnë atë.

“Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet më tej situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë eficiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër. Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që t’i kapërcejmë ato sa më. Së bashku mund t’i dalim”, përfundon kompania.