TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesditën e së dielës u arrestua nënkryetari i komunës së Zicës, në Greqi, pasi dyshohet se ka abuzuar me gomarin. Mediat helene raportojnë se ai e kishte lidhur kafshën dhe po e tërhiqte zvarrë me një makinë bujqësore.
Policët e arrestuan në shtëpinë e tij dhe e dërguan në komisariatin e Zicës.
Hetimet paraprake për rastin janë duke u zhvilluar, por ai pohon se ka qenë aksident dhe nuk ka pasur qëllim të keq për kafshën e tij.
Ndërkohë banorët e zonës që kanë parë zyrtarin grek i kanë kërkuar shpjegim atij për aktin brutal.