BALLKAN, 28 Gusht 2022, 18:11

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Stoltenberg: Inkurajoj palët që të zgjidhin çështjet e tjera përmes dialogut! NATO dhe KFOR janë vigjilentë

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Stoltenberg: Inkurajoj palët që

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes mes dy vendeve.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut, duke theksuar se KFOR do të mbetet vigjilent.

"E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy, presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. NATO dhe KFOR mbesin vigjilentë”, shkruan Stoltenberg.

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Stoltenberg: Inkurajoj palët që

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për qarkullim me letërnjoftime në të dyja vendet. Serbia ka vendosur të lejojë kosovarët të udhëtojnë nëpër territorin e saj. Njësoj është dakorduar edhe pala kosovare.