TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Dritan Abazoviç këtë të hënë sërish ka theksuar faktin se ai është kundër datës së caktuar të zgjedhjeve nga Milo Gjukanoviç.
Abazoviç është shprehur se nuk e di nëse kuvendi do e shqyrtojë apo jo dekretin për anulimin e zgjedhjeve, por ai e ka qëndrimin e qartë në këtë drejtim dhe nuk ndryshon mendimin se vendimi për zgjedhjet ishte antikushtetues.
“Mënyra se si janë shpallur zgjedhjet është antikushtetuese, pikë, nëse shumica apo pakica e pranojnë atë, atëherë le të mos e kundërshtojnë të drejtën e presidentit të zgjedhur, Milatoviç për shpalljen e zgjedhjeve në çdo kohë pa iu referuar ligjit. Ata që flasin nuk e dinë se cilit nen të ligjit i referohet Gjukanoviç”, ka thënë kryeministri.
Ndërkohë ai ka theksuar se zgjedhjet në Malin e Zi do të zhvillohen kur të vendosë vetë presidenti, nëse ai ofron zgjidhje.
“Kuvendi duhet të marrë vendim për shkurtimin e mandatit dhe pastaj presidenti i ri të hapë konsultime me të gjithë, edhe me opozitën dhe kur të dëgjojë të gjitha subjektet, të marrë vendim për zgjedhjet.
Është e thjeshtë në mënyrë dhe të zbatueshme, çdo gjë përtej kësaj është dhunë, por nuk është e panjohur në Mal të Zi”, shtoi Abazoviç.