BALLKAN, 4 Janar 2022, 14:55

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 12 viktima dhe 1197 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 12 viktima dhe 1197 raste të

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë identifikuar 1197 raste të reja me COVID nga 7483 teste të realizuara, duke shënuar një rritje të infektimeve, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 12 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë ISHP ka regjistruar 331 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 227, 168, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 7, 996 qytetarë.