TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka thënë se Amerika nuk ka aleat më të madh se Kosova në Evropën Juglindore dhe shton se ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO.
Torres kur ka folur për lidhjen e fortë në mes të Amerikës dhe Kosovës, ka përmendur faktin se Kosova ka qenë ndër vendet e para që ka pranuar refugjatë nga Afganistani, raporton Gazeta Express.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Evropën Juglindore se Kosova, e cila ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë. Ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO”, ka shkruar Torres, teksa ka shpërndarë një artikull të New York Post.
The United States has no greater ally in Southeastern Europe than Kosovo, which was among the first countries to accept Afghan refugees.
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) March 5, 2022
The time has come for Kosovo to be admitted into NATO. https://t.co/IQsEVMrbc5