TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Krimi në familje ka tronditur Kosovën. Sipas mediave në shtetin fqinj raportohet se babai ka vrarë djalin e tij më kallashnikov pas një konflikti për pronën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Ekspres edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka shtuar Borovci.