TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur sot në Shkup takimi Ministerial i Komisionit Europian për Platformat Drejtuese të Ballkanit Perëndimor mbi Edukimin, Trajnimin, Kërkimin, Inovacionin dhe Kulturën. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrit për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin Blendi Gonxhja.
Sipas tij, “delegacioni shqiptar i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u fokusua në temat më të rëndësishme të momentit për inovacionin në sistemin arsimor, veçanërisht në arsimin profesional, duke diskutuar programet transformative si EU4Innovation dhe zhvillimin e Strategjisë 3S të Specializimit Smart. Këto nisma synojnë të rrisin cilësinë e edukimit dhe të fuqizojnë lidhjet midis kërkimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik”, shkruan Gonxhja.
“Përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, po ndërtojmë një të ardhme inovative për gjeneratat e reja dhe përmirësimin e kapaciteteve tona arsimore dhe kërkimore”, shprehet ministri.