TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej ditësh Kosova vuan nga mungesa e energjisë elektrike. Qytetarët përballen me orë të tëra me mungesën e energjisë.
Ndërprerjet e energjisë, kanë shkaktuar ngarkesë edhe në komunikacion, thonë mediat në Kosovë. Në lagje të caktuara, nuk kanë funksionuar as semefarorët, e kjo ka sjellë irritimin e banorëve.
Sakaq, kompania për Distrubimin e Energjisë Elektrike, ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase.
Sipas KEDS-it, do të fillohet me kufizime të energjisë elektrike, të cilat priten të jenë rreth dy orë në ditë dhe do të prekin të gjithë qytetarët në kohë të ndryshme.