TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan deklaroi se nuk do të bëhet asnjë kompromis për arkitekturën që do të ndërtohen banesat e reja pas tërmetit në zonat e prekura.
Gjatë një fjalimi nga takimi i Mbrojtjes Kombëtare të Rrezikut, tha se godinat do të jenë 3 deri në 4 kate.
“Në qytetet ku ndodhi tërmeti do të ndërtohen ndërtesa 3 ose 4 kate. Harrojini pallatet më shumë se 4-katëshe”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Ai vuri në dukje se janë të vendosur të mos lejojnë ndërtimin e ndërtesave në zonat ku kryqëzohen vijat e thyerjes tektonike, duke thënë se “Do të ndryshojmë habitatet nga stepat në male, do të ndërtojmë habitate të reja”.
Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrimtar më 6 shkurt, ku mbetën të vdekur mbi 50 mijë qytetarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u plagosën.