TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qindra qytetarë të Ballkanit Perëndimor kanë shpërthyer në komente kundër një postimi të bërë nga Komisioni Europian në Facebook.
Komisioni ka publikuar një hartë me simbole që karakterizojnë çdo vend europian, por kanë lënë jashtë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë.
Serbia, Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë lënë vetëm me një tokë të gjelbër, disa banesa dhe një ari.
Kjo nuk është pëlqyer nga qytetarët e këtyre vendeve, të cilët kanë kritikuar Komisionin Europian për këtë pasqyrim të vendeve të tyre.