BALLKAN, 11 Gusht 2022, 17:42

“Ata që do të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë”, Abazoviç mohon akuzat për bashkëpunim me bandat: I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë

“Ata që do të më ‘heqin kokën’, të

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) që të hetojë akuzat e publikuara nga portali M të Podgoricës, sipas të cilit Abazoviç ka lidhje me anëtarët e një prej klaneve kriminale dhe se ka marrë telefona të koduar përmes një prej grupeve kriminale në Ballkan.

“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat që lidhen me emrin tim, të publikuara nga një portal i ngarkuar për të kryer fushatën më të ndyrë kundër meje. Qëllimi i tyre është destabilizimi i Malit të Zi për të ruajtur fuqinë e tyre financiare dhe për t’iu shmangur drejtësisë”, shkroi Abazoviç në Telegram.

Ai tha se është në dispozicion të autoriteteve shtetërore për çdo sqarim.

“Në të njëjtën kohë u bëj thirrje atyre që kanë ndërmend të “ma heqin kokën” të nxitojnë”. Edhe sikur të kenë sukses në qëllimin e tyre kriminal, nuk do ta ndalin dorën e drejtësisë. Gjithçka ruhet mjeshtërisht dhe ruhet aty ku duhet. Mezi presim atë që do të vijë”, tha Abazovic.