BALLKAN, 7 Shkurt 2022, 17:44

Greqi/ Arratisja e katër shqiptarëve nga burgu, pezullohen nga detyra pesë policë

Greqi/ Arratisja e katër shqiptarëve nga burgu, pezullohen nga detyra

Pesë efektivë policie në Greqi janë vënë nën hetim, për arratisjen e katër shqiptarëve dhe një pakistanezi nga burgu në Hania të Kretës.

Ata akuzohen për neglizhencë, në momentin e arratisjes së tyre..

Raportohet se Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli, është një nga personat e arratisur nga burgu në Hania të Greqisë. Një tjetër është identifikuar si Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka.

I treti njihet si D. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge” ndërsa shqiptari i katërt raportohet se është një 29-vjeçar shqiptar i njohur. I arratisuri i 5-të, është një pakistanez, i dënuar për vrasjen e tre personave.

Në mediat greke janë publikuar edhe fotot e shqiptarëve dhe pakistanezit që kanë mundur të sharrojnë hekurat e burgut dhe të arratisen.