TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, të cilit gjatë ditës iu hoq mandati si president i Republikës Sërpska nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnjë-Hercegovinë, ka shpallur referendum për pozitën e tij në krye të këtij entiteti.
Pas njoftimit të Komisionit, Dodiku ka mbledhur partnerët e koalicionit. Ai ka thënë se unanimisht kanë vendosur që të thirrin referendum. “Mandati më është dhënë nga populli, prandaj do t’i dëgjoj në referendum, që do të mbahet në periudhën e ardhshme dhe që do të vendosë për mua”, -ka thënë ai.
Dodiku më herët gjatë ditës reagoi ndaj vendimit duke thënë se nuk e njeh Komisionin. Vendimi i Komisionit ndaj Dodikut u mor pas dënimit të tij me një vit burg dhe ndalimit për gjashtë vjet që ta ushtrojë funksionin e presidentit, vendim ky që ka ndikuar drejtpërdrejt në legjitimitetin e tij për të vazhduar mandatin.