BALLKAN, 26 Nëntor 2022, 22:12

Tërmeti 4.5 ballë godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti 4.5 ballë godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në ishullin Rodos në Greqi, mbrëmjen e kësaj të shtune. Tërmeti ndodhi gjatë orës në 22:09 me orën lokale.

Bëhet me dije se epiqendra e tërmetit ishte 63 km në juglindje të Katavias, më një thellësi fokale prej 66.9 km.

Mediat greke shkruajnë se deri më tani nuk raportohet për probleme të shkaktuara për shkak të dridhjeve sizmike.