BALLKAN, 2 Shtator 2022, 19:42

FOTO-VIDEO/ Tronditet Athina, shpërthim i fuqishëm në një biznes, një person i plagosur

FOTO-VIDEO/ Tronditet Athina, shpërthim i fuqishëm në një

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Athinën ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një dyqani dhe ka mbetur i plagosur një punonjës i biznesit. Ai ka pësuar djegie të rënda nga zjarri i shkaktuar prej shpërthimit dhe është dërguar në spital. Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll pjesën e përparme të zjarrit.

Zjarri që pasoi shpërthimin është përhapur edhe në katet e sipërme, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale nga flakët. Në vendngjarje po operojnë 36 zjarrfikëse me 13 automjete dhe një kamion me shkallë speciale. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga zyra hetimore e Brigadës së Zjarrfikësve.

Një person mbeti i bllokuar në pallat, konkretisht në katin e katërt. Zjarrfikësve iu desh të prisnin hyrjen kryesore të pallatit dhe ta nxirrnin me sukses. Nuk ka persona të tjerë të bllokuar apo lëndime të tjera të lehta apo të rënda.

Gjithashtu, për shkak të rënies së zjarrit në një dyqan, është ndërprerë qarkullimi i mjeteve në rrugën Acharnon në të dy drejtimet.

FOTO-VIDEO/ Tronditet Athina, shpërthim i fuqishëm në një

Sipas protothema.gr, pronar dyqani i një biznesi aty pranë, ka parë të paktën një person të plagosur nga shpërthimet, i cili ndodhej në atë moment brenda dyqanit.

“Patjetër që ka një person të plagosur sepse e kam parë tashmë kur doli nga dyqani para se të vinte ambulanca. Ai ishte brenda dyqanit dhe duhet të jetë plagosur nga zjarri. Ai me siguri ka djegie. Zjarri ka shkuar deri jashtë. Të gjithë janë të tmerruar dhe ne jemi në këtë rrugë”, tha ai. /abcnews.al