TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përgëzoi Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në.
Në fjalimin e tij në konferencën e Samitit të Ballkanit të Hapur në Beograd, Vuçiç tha se se Serbia ka kontribuuar me aq sa është mundur për ecurinë e çeljes së negociatave për dy vendet.
Sakaq ai u shpreh optimist për arritjet dhe synimet e përbashkëta të vendeve që janë bërë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.
Vuçiç theksoi se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhëniet më të mira që kanë pasur ndonjëherë vendet në histori.
“Ky takim është i pari pas çeljes së negociatave për në BE të Shqipërisë dhe MV, dua ti përgëzoj. Aq sa mundi dhe Serbia ndihmoi për për hapjen e negiociatave. Ecuria që kemi arritur deri tani nuk është e vogël. Korridoret e gjelbra për transportin e produkteve ushqimore shkurtojnë orët në 15 minuta të transportit.
Lëvizja me dokument të identitetit është kurë kyç për Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet tona midis tre vendeve janë në maksimumin e historisë (Shqipëria, Serbia, MV)”, tha Vuçiç.