BALLKAN, 1 Shtator 2022, 10:25

Vëllai plagos aksidentalisht me armë 13-vjeçarin në Kosovë

Vëllai plagos aksidentalisht me armë 13-vjeçarin në

Një 13-vjeçar është plagosur aksidentalisht nga vëllai i tij me pushkë në Vushtri, Kosovë.

I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa arma është konfiskuar.

Rasti në polici është referuar si “lëndim i lehtë trupor”, shkruan Express.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Vushtrri 31.08.2022 – 16:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç është plagosur aksidentalisht me pushkë ajrore nga vëllai i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Arma është konfiskuar nga policia.