TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë mbrëmjen e së hënës. Lëkundja ka qenë me magnitudë 5.1 e shkallës Rihter me epiqendër në qytetin e Konias.
Autoritetet turke thanë se kanë marrë njoftime për dëmtimin e tri banesave të vjetra. Në zonë janë dërguar ekipet e shpëtimit edhe pse për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar.
Kryetari i Bashkisë, Mustafa Kavuş tha se nuk ishin raportuar të lënduar përveç dëmeve të vogla në disa banesa. Tërmeti zgjati gati 10 sekonda dhe shkaktoi mjaft panik në zonë.

