TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Më vjen mirë që vizita ishte e suksesshme dhe e mirë dhe se rezultati është ai që kemi dashur. Besoj se do të kemi një dialog tjetër me qeverinë e Malit të Zi”.
Kështu e komentoi kryeministrja serbe Ana Bërnabiç vizitën në Beograd të kryeministrit malazez Zdravko Krivokapiç, për të cilën tha se ishte e suksesshme.
Lidhur me nismën “Open Balkan”, ajo ka hedhur poshtë pretendimet për dështimet e këtij projekti.
Sipas Brnabiç kjo nismë nuk është në krizë, duke shtuar se vendet të cilat do ti bashkohen do të kenë përfitime të konsiderueshme.
“Sigurisht nuk është në krizë. Një iniciativë e tillë nuk mund të jetë në krizë.
Nëse mbeten vetëm Serbia ose Shqipëria, apo Serbia dhe Maqedonia e Veriut, është ende një nismë fituese”, u shpreh kryeministrja serbe.