BALLKAN, 8 Nëntor 2021, 17:02

Zoran Zaev: Dëshira e opozitës për pushtet, rrezikoi që vendi të bënte hapa pas

Zoran Zaev: Dëshira e opozitës për pushtet, rrezikoi që

Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar së fundmi, në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e veriut.

Zaev, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se, opozita për një deshirë të kotë për pushtet, ishin gati ta çonin vendin mbrapa dhe t’i bënin njërëzit të vuanin.

Ndër të tjera ai thekson se demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona.

“Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, qetësisë së qytetarëve brenda dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët. Por ky vend ka popullin, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e veta që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe shkatërrojnë përsëri vendin. Kauza jonë është edhe civile edhe shtetërore. E di që shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve tanë qëndrojnë me krenari pas kësaj kauze. Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona”, ka përfunduar ai.