BALLKAN, 11 Janar 2023, 18:03

Forcat Speciale greke aksion në qelitë ku mbahen 17 të burgosur, mes tyre edhe shqiptari Alket Rizai

Forcat Speciale greke aksion në qelitë ku mbahen 17 të burgosur,

Forcat Speciale greke kanë zhvilluar sot një aksion në burgun e Domokos, ku ndodhet edhe shqiptari Alket Rizai.

Policia helene sqaron se kontrolle janë bërë në 7 qeli ku mbahen 17 të burgosur, ndërsa janë evidentuar sende të paligjshme në qelitë e 12 të burgosurve.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan 5 hekura të improvizuara dhe 2 metalike, 7 kaçavida, 2 thika, shkop i përbërë nga tre pjesë të bashkuara dhe të lidhura me leckë, 5 celularë me karta SIM, 8 karikues dhe 3 fisha USB, 17 USB, orë smartwach me karikues, 4 pirunë metalikë, kufje me fish dhe pa fish, 2 tehe, brisk i improvizuar dhe brisk i vendosur në një cope druri.