TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-mbreti i Greqisë, Konstantin Gliksburg është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Prej kohësh ai po përballej me probleme të rënda shëndetësore, pasi vitin e fundit është shtruar disa herë në spital për arsye të ndryshme.
Së fundmi ai ishte diagnostikuar pozitiv me koronavirus, një fakt që, duke pasur parasysh gjendjen e tij të dobët shëndetësore, rëndoi situatën.
Dalja e tij e fundit publike ishte në tetor 2022, ku ai u shfaq me motrat e tij Sofia dhe Irene dhe gruan e tij Anna-Maria.