BALLKAN, 7 Shkurt 2022, 23:32

Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Malit të Zi

Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Malit të Zi

Pas rrëzimit të qeverisë shkarkohet edhe kreu i parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç.

Seanca u shoqërua me debate të ashpra ndërsa në fund u vendos për shkarkimin e Beçiç. Gjithsej votuan 79 deputetë, nga të cilët 43 votuan pro dhe 36 kundër.

Deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, funksionin e tij do ta ushtrojë nënkryetari i Kuvendit, Strahinja Bullajiç, nga Fronti Demokratik.

Kujtojmë se qeveria e Krivokapiç, u rrëzua më 4 shkurt, me votat e opozitës dhe të Lëvizjes Qytetare URA. Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë u iniciua nga pikërisht nga URA.

Nga ana e tij Dritan Abazoviç ka thënë se pas rënies së qeverisë së Krivokapiç do të fillojnë bisedimet për formimin e një pushteti të ri ekzekutiv.

Ai gjithashtu është shprehur se ka disa opsione për zgjidhjen e situatës, përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme.