TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Flamujt zbukuruan rrugët, ndërsa parada dhe ceremoni të shumta u mbajtën në të gjithë Turqinë ditën e sotme me rastin e Ditës së Fitores.
E njohur zyrtarisht si Dita e Fitores dhe e Forcave të Armatosura Turke, kjo festë shënon njëqindvjetorin e disfatës së ushtrisë greke nga turqit në Betejën e Dumlupınar në 1922.
Presidenti Rexhep Tayip Erdogan dhe personalitete të tjera e nisën ditën me një vizitë në Anıtkabir, mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürk, babait themelues të Republikës së Turqisë, i cili e çoi shtetin e sapokrijuar drejt fitores si komandant ushtarak gjatë Luftës së Pavarësisë pas periudhës osmane.
Erdogan kishte planifikuar gjithashtu të merrte pjesë në një ceremoni diplomimi në një akademi ushtarake dhe të priste pasardhësit dhe të afërmit e heronjve të Luftës së Pavarësisë, nga Ataturku te İsmet İnönü, Fevzi Çakmak dhe Kazım Karabekir.
“I dashur Ataturk, ne të kujtojmë ty, shokët e tu ushtarë, anëtarë të respektuar të Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke dhe dëshmorët tanë të dashur në njëqindvjetorin e fitores së madhe, e cila është një nga kthesat më të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme.
Të frymëzuar nga dëshmorët tanë heroikë, ne po vazhdojmë të fuqizojmë Republikën e Turqisë, duke e çuar atë drejt qëllimeve që keni vendosur, për ta fuqizuar atë në çdo fushë, ekonomi, mbrojtje dhe diplomaci në veçanti. Vendi ynë i ka mposhtur pasojat e krizës globale pandemike, po menaxhon me sukses konfliktet në rajonin e saj dhe është angazhuar në hapa diplomatikë të përshëndetura nga e gjithë bota për rivendosjen e paqes dhe stabilitetit”.
“Ndërtimi i një Turqie që po rritet, forcohet dhe shërben si një shpresë për të shtypurit nuk do të pengohet nga komplotet e pushtuesve apo sulmet e grupeve terroriste me duar të përgjakura”, tha Erdogan.