TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë nisur takimin e radhës mes tyre në Bruksel.
Takimi po mbahet me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Kurti e Vuçiç u takuan më herët veç e veç me zyrtarët evropianë, ku patën për disa minuta diskutime që ende nuk janë bërë publike.
Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit, të gjashtin me radhë, si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e tensioneve, por për një dinamikë të re të raporteve mes dy vendeve.
Të dy vendet do të diskutojnë për një propozim të Bashkimit Europian, i njohur si plani Franko-Gjerman, për normalizimin përfundimtar të raporteve mes dy vendeve.
Kujtojmë se ky plan ka pasur edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Plani i është dërguar Kosovës e Serbisë në fund të verës së kaluar dhe Kurti e ka quajtur atë si një bazë të mirë për bisedime.