TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, e njohur edhe si këngëtare e muzikës së lehtë, të dielën në mbrëmje është sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë. Ajo ka bërë të ditur se është lënduar teksa ishte duke ikur nga këta qenë.
Deputetja opozitare thotë se kjo është hera e tretë që po i ndodhë një sulm i tillë në hapësirën e njëjtë.
“Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë…”, ka shkruar Hoxha.
“Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njëjtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruaj pavarësisht që për raste të tjera kam reaguar”.
Ajo i është drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama që të ndërmarrë diçka në këtë drejtim.
“Po i drejtohem kryetarit Rama e të tjerëve në Komunë pa dallim që me ndërmarr diçka. Në studimet e shumta urbane për Prishtinën gjithmonë një nga atributet e forta të saj ka dalë të jetë siguria në qytet. Ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut. “Unë jam pjesë e atyre që i duan kafshët dhe nuk dua të cenohen, por kur jeta e njerëzve cenohet përditë duhet të mendohet për një zgjidhje për të dy palët”, ka deklaruar Hoxha.
Qentë endacakë bredhin rrugëve të Prishtinës me vite. Disa prej tyre janë edhe agresivë dhe sulmojnë qytetarët. Komuna e Prishtinës thotë se ka nisur së zbatuari një strategji, përmes së cilës synon të ulë numrin e qenve endacakë, si dhe të bëjë menaxhimin e tyre.